Filipçe: Numri i të infektuarve nuk do të zvogëlohet nëse nuk i respektojmë masat! Kthimi i masave shtrënguese nuk është opsion

TË FUNDIT

Numri i të infektuarve do të vazhdojë të rritet nëse njerëzit vazhdojnë me sjelljet e papërgjegjshme duke mos u mbrojtur me maska dhe duke mos respektuar masat e tjera thotë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Nga sjella e papërgjegjshme dhe mosrespektimi i masave për mbrojtje numri i rasteve të reja nuk do të ndalet. Mënyrë tjetër për ndalimin e përhapjes së epidemisë nuk ekziston  dhe nuk ka askund të botë, e këtë e dëshmojnë edhe rastet e reja në shtetet përreth që përballen me numra të rinj pas lirimit të masave shtërnguese. Maska, distancë dhe abolutisht respektim i protokolleve në punë që të gjithë duhet t’u përmbahen” tha Filiçe.

Kthimi i masave shtrnguese, sipas Filipçes, nuk është opsion i mirë sepse më pas cilido lirim i masave sërish do të na përballë me situatë të njejtë./TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Министерот Филипче за најновата состојба со Ковид-19 во Македонија

🔴 [ВО ЖИВО] Министерот Филипче за најновата состојба со Ковид-19 во Македонија

Gepostet von TV21 am Montag, 15. Juni 2020