Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se masat që i ka ndërmarrë Qeveria po japin rezultate.
“Ne kemi reaguar që në fillim ndaj kësaj pandemie, sollëm masa fillestare dhe të njëjtat i plotësuam në kohë. Rekomandimet e ndryshme, për mabjtje të distancës fizike dhe higjienës tani po japin rezultate. Të gjitha këto kanë kontribuar që të kemi rritje lineare të numrit të të prekurve nga virusi korona e jo rritje drastike ose të dyfishuar nga dta në ditë sikurse në Itali.”
Kapacitet e spitaleve ende nuk janë të stërmbushura dhe masat restriktve do të ulën kah mesi i majt varësisht nga situata, tha i pari i Shëndetësisë, në konferencën online për media, e cila po zhvillohet për momentin. Pas shiut del dielli, inkurajoi qytetarët Filipçe.
