Edhe pas heqjes së masave restriktive, jeta nuk do të jetë siç ka qenë, por do të ketë mënyrë tjetër të organizimit të proceseve jetësore. Masat për kujdes do të mbeten derisa nuk gjendet vaksina për koronavirusin, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Jeta nuk do të jetë e njejtë siç ka qenë. Jo vetëm tek ne, por edhe në mbarë botën. Secili shtet ka specifikat e veta, por, masat universale mbeten, e ato janë respektimi i distancës fizike, mbajtja e maskave, të mos ketë grupime. Në vjeshtë, kur pritet piku i ri, do të kemi organizim tjetër të shumë proceseve jetësore. Do të mbetet mbajtja e maskës. Sipas të gjitha gjasave do të duhet edhe distancë më e madhe e uljes nëpër shkolla, në restorante, në vende të punës, në sallat e mëdha të prodhimit. Nuk do të organizohet njejtë edhe transporti publik. Do të thotë, gjithkund do të duhet respektohet kjo distancë prej një metër, një metër e gjysmë. Nuk do të ulen njejtë edhe në aeroplane. Kështu do të jetë deri në paraqitjen e vaksinës dhe në atë mënyrë të përfitohet imuniteti”, deklaroi ministri Filipçe.
Ai tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të bisedohet se si do të organizohet mësimi në shkolla, në pajtim me masat universale, si respektimi i distancës fizike.
Ministri i Shëndetësisë tha se edhe sistemi shëndetësor në të ardhmen do të funksionojë me ndarje të pacientëve pozitiv me Kovid-19 dhe ata të cilët nuk janë pozitivë./MIA
