Filipçe: Jemi duke u bërë gati për valën e dytë të Covid-19 në vjeshtë, jemi duke bërë investim të madh në sistemin shëndetësor

TË FUNDIT

Koronavirusi është e mundur të ketë edhe valë të dytë tregojnë studimet e deritanishme por edhe përvojat prej epidemive të tjera. Për të jemi duke u përgatitur në pajtim me konsultimet që i kemi me më shumë vende, me OBSH-në, por edhe me rastet e mëvetësishme të më shumë vendeve. Jemi duke filluar një investim të madh në sistemin shëndetësor dhe jemi duke i përforcuar repartet e kujdesit intensiv në mbarë vendin. Jemi duke u përgatitur për valën e re të virusit në vjeshtë dhe do ta presim të përgatitur për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pres konferencën e sotme.

Do t’i pajisim, theksoi ai, të gjitha repartet e kujdesit intensiv me pajisje moderne, shtretër, respiratorë aparate digjitale për rentgen, aparate për ekografi dhe gjithçka tjetër të nevojshme që të ofrohet mbrojtje shëndetësore e përshtatshme.

“Treguam se çfarë do të thotë të punohet në interes të qytetarëve dhe se si me përgjegjësi dhe në kohë veprohet në rast krize, dëshmuam se do t’ia dalim në mënyrë të shkëlqyer të ballafaqohemi me sfidat e mëdha dhe krizat dhe këtë do ta bëjmë edhe më së miri kurdo që ta kemi para nesh sfidën për mbrojtjen e shëndetit publik dhe qytetarët”, shtoi Filipçe./MIA