Filipçe: Festoni Shën Nikollën pa tubime! Reduktohet numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u dërgoi apel qytetarëve të cilët sot e festojnë festën Shën Nikolla, që duke mos u grupuar nëpër shtëpi t’i ndihmojnë sistemit shëndetësor në luftën kundër koronavirusit. Ai njëkohësisht informoi se reduktohet numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid-19, duke shtuar se të gjithë qytetarët duhet të japin kontributin e tyre dhe të mos grupohen në kohë festash.

“Bëj thirrje që festën e sotme ta festojmë, por ashtu siç e kemi bërë tradicionalisht me tubime. Të qëndrojmë në shtëpi, të ndihmojmë duke mos u grupuar me qëllim që ta tejkalojmë edhe këtë rrezik në kuadër të kësaj krize. Besoj se masat e reja do të japim rezultate edhe më të mira. Ulet numri i pacientëve që hospitalizohen dhe besoj se qytetarët me ndërgjegjen e tyre në mënyrë serioze do t’u ndihmojnë të punësuarve në shëndetësi. Edhe një herë i falënderoj familjes Jançevi, e cila tregoi se si kultivohen vlerat familjare, sepse tashmë 3 vite me radhë po investon atje ku ka nevojë më të madhe, më parë për të rinjtë me bursat arsimore, kurse tani në mbështetje të punëtorëve tanë shëndetësorë”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.