Ministria e Shëndetësisë ka arritur marrëveshje me specializantët privatë. Të njëjtëve, gjatë periudhës së specializimit do t’u paguhet sigurimi shëndetësor dhe orët e kujdestarisë. Shuma e kujdestarive është diku nga 1800 deri 3600 denarë, varësisht a kujdestarojnë në ditë të zakonshme apo gjatë fundjavave e festave.
“Të gjithë specializantët privat të cilët deri tani nuk kanë patur sigurim shëndetësor, apo nuk kanë qenë të paraqitur për punë në ndonjë shtëpi shëndeti privat, ndërsa marrin kompenzime pune si specializant ptivat nga muaji qershor, do të marrin shumë shtesë të mjetëve, me çka do të mbulohen harxhimet e sigurimit shëndetësor. Kjo domethënë se marrin atë që në të vërtetë duhet dhe kjo është sigurim të plotë shëndetësor. Edhe një kërkesë tjetër, që të ju paguhen të gjitha kujdestaritë.” – Deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësië.
Nga Lidhja e Specializantëve shpresojnë që ky proces të rrumbullakësohet me punësim të mjekëve të rinj.
“Momenti ndoshta më i rëndësishëm është sigurimi shëndetëor, sepse do të mundësojë që secili mjek të mjekohet falas në institucione shëndetësore shtetërore. Ndërsa ajo që është edhe më e rëndësishme nga e gjithë kjo, shpresojmë se këto masa jo vetëm që do të japin kënaqësi te kolegët, por do të mundësojë edhe sigurim shëndetësor më cilësor për pacientët. Sa i përket punësimit shpresoj që ky proces do të rumbullakësohet me punësim dhe shteti ynë do të mund të lavdërohet që nuk ka mjekë të papunësuar.” – u shpreh specializantja Aleksandra Georgieva.
Duke filluar nga qershori dhe me pagesa në korrik, specializantët privatë do të marrin kompensim të sigurimit shëndetësor, pasi të mbushin deklaratë në Fondin për sigurim shëndetësor të RMV, se nuk kanë të ardhura tjera përveç kompensimin që e marrin nga shteti. Për më tepër, specializantëve privatë si pjesëmarrës në luftën kundër Covid19 do të fitojnë edhe bonuse nga 5%, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
