Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se një ndër masat të cilat i ka propozuar Qeverisë për miratim gjatë ditës së nesërme është që administrata publike të punojë me ndërrime, online nga shtëpia ose me rotacione.
Përpos administratës këtu përfshihen edhe të punësuarit në gjykata dhe komunat.
Ministri tha se Qeveria nesër do të vendos për pakon e masave me të cilat operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23 dhe të kufizohet kapaciteti i transportit publik deri në 50%.
Ai tha se shpreson se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të miratohen deri në fund të javës.
