Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se 5 të punësuar në Entin e rehabilitimit në Kozle janë të shëruar, ndërkaq për 5 të tjerë po priten kontrollet.
“Të punësuarit që ishin pozitiv kaluan me formë asimptomatike, me një pasqyrë të lehtë klinike. 5 janë shëruar dhe për 5 të tjerë pritet kontrollimi i strishove. Aty qëndrojnë pacientë që e kanë patjetër të mjekohen në kushte spitalore, të tjerët do të trajtohen edhe më tej në pjesën e ambulancës”, tha Filipçe.
Ai ka njoftuar gjithashtu se aty është kryer inspektim dhe i njëjti është dorëzuar te Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë ditë së sotme do të realizohet edhe një inspektim tjetër, rezultatet e të cilit paralajmëroi se do të jenë gati sot dhe nesër.
