Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë gati të bëjnë kompromis për të siguruar një marrëveshje bërthamore. Më tej, ai ka theksuar se dhe Uashingtoni ka sinjalizuar gatishmëri për të qenë fleksibël ndaj një kërkese që Teherani të ndalojë pasurimin e uraniumit.
“Është pozitive që amerikanët duken të gatshëm të tolerojnë pasurimin iranian brenda kufijve të përcaktuar qartë. Iranianët tani e kuptojnë se duhet të arrijnë një marrëveshje me amerikanët dhe amerikanët e kuptojnë se iranianët kanë kufizime të caktuara”, tha Fidan për Financial Times në një intervistë.
Megjithatë, diplomati më i lartë i Turqisë paralajmëroi se zgjerimi i bisedimeve për raketat balistike të Teheranit nuk do të rrezikonte asgjë tjetër përveç një lufte tjetër në Lindjen e Mesme.
Nëse Uashingtoni këmbëngul “të adresojë të gjitha çështjet njëkohësisht, kam frikë se as dosja bërthamore nuk do të ecë përpara… rezultati mund të jetë një luftë tjetër në rajon”, paralajmëroi ai.
