Në një mesazh drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai theksoi se partia nuk është thjesht një subjekt politik, por një lëvizje që mbron një kauzë dhe ideal të papërkulur. Ai u shpreh se është në krah të çdo anëtari që kërkon drejtësi dhe nuk pranon rikthimin e BDI-së pa u përballur me të vërtetën.
“Nuk do ta lejojmë BDI-në të kthehet si të mos ketë ndodhur asgjë. Ata duhet të përballen me të vërtetat që i kanë shmangur për dy dekada me radhë. Këtu nuk bëhet fjalë për individin. Këtu është në pyetje dinjiteti jonë kolektiv. Zëri im është zëri juaj. Zëri i Aleancës që nuk dorëzohet. Që nuk shitet. Që nuk frikësohet. Ne jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Fetai.
Ju faleminderit të gjithëve. Dhe qëndroni krenarë.
