Festivali i 62-të “Vera e Ohrit”/ Do të hapet nga tenorët e njohur italian

TË FUNDIT

Për të 62-tën herë me radhë po mbahet festivali “Vera e Ohrit” i cili zgjat 40 ditë.

Ohri gjatë verës tradicionalisht është qendra e ngjarjeve kulturore në Maqedoni.

Ky manifestim në dekadat e fundit  është bërë një nga më domethënësit në rajon.

“Hapja solemne e festivalit të 62 “ Vera e Ohrit” këtë vit do të jetë me tenorët e njohur botërorë nga Italia me dirigjim të Lorenco Bizarit të shoqëruar nga Opera e Maqedonisë”. – tha Natasha Popoviq, organizatore.

Do të jetë një festival i bukur dhe i pa harruar thotë njëra nga organizatoret.

 “Kënaqësi e veçantë është për të gjithë ne që jemi këtu, unë jam për të disten herë megjithatë tani në anën tjetër na pret një hapje e bukur me 4 tenorët italian”- pohoi Bisera Cadlovska, organizatore.

Në edicionin e 62-të artdashësit do të kenë mundësinë të shijojnë 36 koncerte, 9 shfaqje teatrore dhe 6 evente në programin shtesë. Nga data 12 korrik deri më 20 gusht, në skenat e hapura të Teatrit Antik, Saraji i Poshtëm, në hajatin e kishës “Shën Sofia” dhe në Qendrën Kulturore, do të mirëpriten mbi 1000 artistë nga 25 vende.