Festa e Vitit të Ri/ Program i pasur muzikor në TV21 dhe RTV21

TË FUNDIT

Sonte në mesnatë bëhet ndërrimi i motmoteve, përcjellim vitin e vjetër dhe presim vitin e ri. Stafi i TV21 ju uron që viti i ri 2024 të sjellë gëzim, lumturi dhe shpresë për të gjithë.
Ndërkohë RTV21 dhe TV21 kanë përgatitur program të pasur me muzikë që do të shënjojë këtë kohë festive në mënyrën më frymëzuese dhe emocionuese të mundshme. Në këtë program të veçantë, do të gjeni një koleksion të paharrueshëm të këngëve të të gjitha zhanreve. Këngë e rrëfime interesante, në “BON mirë-BON ma mirë”. Këngë popullore, folklorike e paroditë. Pjesë e veçantë e programit festiv janë dhe këngët qytetare e balada. Në programin e fundvitit nuk do të mungojnë as këngët për fëmijë.