Kjo është atmosfera në Bit Pazar të Shkupit në prag të festës së Bajramit.
Virusi korona nuk e ndali traditën e qytetarëve mysliman që të blejnë rroba të reja për fëmijët e tyre.
Shumë prindër me fëmijët e tyre bridhnin nëpër tregun e Bit Pazarit.
Disa me maska, e disa pa maska
Almedina Ismajli, gazetare:
Qytetarët kanë dalë që t’i bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit. Kush për të blerë rroba për fëmijët e kush gjëra ushqimore. Ata nuk ishin në disponim që të flisnin përpara kamerës, e prapa kamerës thonë se Bajrami këtë vit nuk është sikurse Bajramet tjera.
Një qytetare tha se për shkak të virusit korona këtë herë atmosfera festive është ndryshe.
Qytetare: Shtrenjtë, shtrenjtë.
TV21: Keni dal për të blerë për fëmijët?
-Për nipat, vajzat dhe djemtë. Jo, jo s’po vjen era Bajram jo. Përpara ma ndryshe edhe më në disponim kanë qenë njerëzit, ka pasur kënaqësi Ramazani, Bajrami. Tash jo nuk është si përpara.
Edhe për shitësit, festa e Bajramit këtë vit nuk është e njëjtë, sepse nuk ka shitje si gjithmonë.
Shitës: Për fat të keq nuk është si vitet e kaluara, por duhet të jemi falënderues për këto që na jep Zoti, prap se prap jemi të kënaqur. Ka ma pak qytetarë, nuk është siç ka qenë më përpara, ne për Bajram jemi mësuar që të na vizitojnë edhe nga qytetet e tjera, por këtë Bajram jo.
Shitës: Më dobët se viteve tjera, për shkak të virusit. Ky virusi paksa na ka trondit.
Shitës: Jo nuk ka shumë dallim këto ditëve të fundit është njëjtë.
Shitës: Jo edhe aq, për shkak të krizës.
Ndryshe besimtarët mysliman për shkak të koronës muajin e Ramazanit këtë vit e kanë pritur pa mysafirë për iftare siç është traditë, kjo për shkak të orës policore, që Qeveria e vendosi për të mos pasur tubime.
