Fero publikoi projektin e ri muzikor

TË FUNDIT

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero ka publikuar sonte një projekt të ri muzikor.

“Gjiro” titullohet projekti i ri nga Fero, shoqëruar me videoklip.

Kënga “Gjiro” është pjesë e albumit të Feros “GOAT” i publikuar ditë më parë.

Për “GOAT” Fero kishte njoftuar se është prodhim i një pune intesive e një kohe shumë të gjatë. Pjesë e “GOAT” janë projektet muzikore në bashkëpunim me artistë të ndryshëm të estradës./21Media