Misioni diplomatik i Maqedonisë në KB në Nju Jork e akuzoi MPJ-në për krijimin e “konstruksioneve të ndyra”. Arsyeja janë shkresat se ambasadori Lubomir Fërçkovski, ka keqpërdorur mjete financiare, ndërsa mediat u thirrën në burime të MPJ-së.
“Është e turpshme dhe mizore vërejtja e shërbimeve të MPJ-së se ambasadori ka keqpërdorur kartelën zyrtare për bileta avioni drejt Maqedonisë. Ambasadori kishte intervenime urgjente mjekësore në Maqedoni dhe ishte në varrimin e vëllaut të tij të ndjerë – ngjarje të papritura që e shtynë që përkohësisht të shfrytëzojë para nga Misioni për biletë avioni, të cilat gjithsesi këto ditë i kompensoi nga mjetet e tija”, thonë nga Misioni në OKB.
Fërçkovski u thirr në konsultime në vend, por ai paralajmëroi tërheqje të plotë. Nga Misioni shtojnë se sjellja e MPJ-së është për tu dënuar.
“Nuk është asnjë problem që ambasadori të tërhiqet nga funksioni kur nuk është “i përshtatshëm” për ideologjinë e pushtetit të ri. Është i gatshëm që edhe këtë ta bëjë. Ambasadori, konfirmon misioni, momentalisht është në pushim mjekësor pas të cilit do të tërhiqet nga funksioni, për çka MPJ nuk ka nevojë të shërbejë”, theksojnë nga Misioni në OKB.
Kërkojnë që MPJ të bëjë revizion të plotë të punës, por tani për tani nga Ministria nuk ka përgjigje se si do të veprojnë, por dhe a kanë propozim për trashëgimtarin e Fërçkovskit në Nju Jork. Joyrtarisht ende është herët që të formohet komision për rastin. Në ndërkohë, nga Sindikata diplomatike me qëndrim se në diplomaci po ndodhin shkelje flagrante të Ligjit, të cilat udhëheqësia e mëparshme e MPJ-së i ka injoruar.
“SMD e inkurajon ministrin Mucunski që edhe në periudhën në vijim në mënyrë joselektive të vazhdojë me analizën e punës së përfaqësuesve të lartë shtetërorë në diplomaci dhe gjithkund ku ekzistojnë indikacione ose konfrimohet shkelje e Ligjit, të veprojë në mënyrë adekuate”, theksojnë nga Sindikata diplomatike e Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht u publikua se Fërçkovski është thirrur në vend për shkak të mosveprimit konzistent për drejtimet që në periudhën paraprake i ka marrë nga Ministria, për jodisciplinë financiare – evazion të mjeteve materiale nga suksesioni i objekteve si dhe për shpenzim financiar në kundërshtim me rregulloret për punë të konsulatave – përfaqësive diplomatike.
