Fëmijët me autizëm, vështirë në izolim, Arti 10 vjeçar është bërë më i lëvizshëm dhe rrin më shumë në telefon

TË FUNDIT

Izolimin në shtëpi duket se më rëndë po e përballojnë fëmijët autik.

Art Hoxha e ka të vështirë të praktikojë aktivitetet rutinore, t’i lajë duart, të hajë buk dhe kjo e bën më të shqetësuar emocionalisht.

“Problemi më i madh është se ata detyrohen të punojnë në skemën rutinore. Se këto fëmijë si thotë populli jetojnë pa rend. Terapia e kësaj është shumë e vështirë, sa më tepër të kujdesen prindërit për sjelljen rutinore. Për shembull, ngrënja e ushqimit, larja e duarve, larja e syve në mëngjes, etj, etj…”tha Bujar Hoxha, babai i Artit.

E kjo gjendje, siç tregon Bujar Hoxha, babai i Artit, e ka bërë të varur atë më shumë ndaj mjeteve teknologjike.

“Në atë raste përpiqemi që të mobilizohemi dhe mos të lejojmë. Ose duke e ndaluar psiqikisht të bëj një gjë të tillë, ose duke përdorur metoda alternative, siç janë celularët, kumpjuterët me tach me të cilat ai mund të manipulojë. Ai i ka aftësitë vizuele shumë të zhvilluara dhe është në gjendje që të hyjë në “Youtube” (Jutjub) dhe t’i gjejë filmat dhe t’i shikojë non stop”, tha Bujar Hoxha, babai i Artit.

Krahas terapisë bihejvioriste, Arti ka mbajtur edhe orë logopedike.

Mungesa e takimeve me logopedin, ia ka vështirësuar më shumë gjendjen Artit, sqaron Bujari.

“E kemi edhe logopedin Muharrem Smaili, i cili vjen regullisht në shtëpi dhe e çon në shkollë. Por, në këtë gjëndje nuk mund të vijë as ai”, tha Bujar Hoxha, babai i Artit.

E tërë kjo situatë, duket se ia ka dobësuar Artit edhe imunitetin organik. Kjo si rezultat i mungesës së aktiviteteve fizike që për personat me autizëm janë më të nevojshme.

Arti nuk shkon në shkollë dhe as në terapi, për shkak se ai gjendet në izolim për shkak të moshpërndarjes së virusit korona.