Dy organizatat e Kombeve të Bashkuara UNESCO dhe UNICEF thonë se shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe të parat të hapen, porosisin ata, duke theksuar se pas 18 muajve nga fillimi i epidemisë së Covid-19, arsimi për miliona fëmijë ende është çrregulluar.
“Humbjet që fëmijët dhe të rinjtë do të pësojnë nga mos shkuarja në shkollë nuk do të kompensohen kurrë” – thonë nga këto dy organizata.
Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka projektuar plan për rikthimin në shkolla të nxënësve me prani fizike. “Plani për zhvillimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 dhe Protokolli sigurojnë kornizë për shkollat për mënyrën si të fillojnë dhe vazhdojnë procesin arsimor në arsimin fillor dhe të mesëm.
