Katër shtetas të Turqisë arrestohen në Shkup

TË FUNDIT

Gjatë një aksioni të realizuar më 11 qershor 2026 në komunën e Aerodromit në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar katër shtetas të Republikës së Turqisë për shkak të qëndrimit të parregulluar në territorin e vendit.

Të ndaluarit janë B.M.B. (21), K.U. (25), A.E. (24) dhe K.B. (24). Aksioni është zhvilluar në kuadër të kontrolleve të planifikuara për evidentimin dhe verifikimin e qëndrimit të shtetasve të huaj gjatë muajit qershor.

Autoritetet bëjnë të ditur se, pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të ngrihen kallëzimet përkatëse sipas ligjit.