FC Shkupit i rrëshqet fitorja në minutat e fundit! Barazoi 3-3 me Akademija Pandev

TË FUNDIT

FC Shkupit i rrëshqiti fitorja në minutat e fundit. Derisa ishin në avantazh 3-2, përballë A. Pandev, në fund pranoi gol për ta mbyllur ndeshjen me barazim 3:3. Për shkupjanët realizuan Cefas, Danfa dhe Hamidi, ndërsa për mysafiret shënuan Kërstevski, Rufati dhe Trajkov. Ndërkohë Rabotniçki mundi Skopjen me rezultatin e thellë 4:0. Ndeshjet tjera të xhiros së 20-të në elitën e futbollit zhvillohen nesër kur Bregallnica përballet me Shkëndijën, Makedonija Gjorçe Petrovi me Tikveshin dhe Pobeda me Sileksin.