FC Shkupi largon Arben Nuhiun

TË FUNDIT

FC Shkupi ka larguar edhe Arben Nuhiu i cili ishte zëvendëstrajner i Goce Sedlloskit.

Pasi ky i fundit u shkarkua, skuadra nga Çairi për trajner e emëroi turkun Xhihat Arslan, por nga klubi nuk e kanë kontaktuar Nuhiun për të vazhduar bashkëpunimin.

Nuhiu u bashkua me FC Shkupin në shtator të vitit të kaluar për ta ndihmuar ekipin që po e kthente Sedllovskin në krye të detyrës, ndonëse paraprakisht ishte shkarkuar.

“Nuk jam më pjese e FC Shkupit, pas shkarkimit të Sedlloskit, askush nuk më ka kontaktuar” – tha shkurt për TV21 Arben Nuhiu.

Këtë e konfirmoi zyrtari i klubit Emir Shabani, i cili tha se trajneri i ri e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të përzgjedhur stafin e vet. Ndryshe për ndihmës trajner është angazhuar Fevzi Lahiç.