Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive Entoni Fauçi ka kërkuar falje për deklaratën se autoritetet britanike kishin aprovuar shumë herët vaksinën kundër Kovid-19, duke thënë se ai kishte “besim të madh” në rregullatorët shtetëror të vendit.
Fauçi i cili është drejtor i Institutit nacional për alergji dhe sëmundje infektive të SHBA-së, ka shkaktuar polemikë me deklaratën paraprake se rregullatorët shëndetësorë britanikë nuk i kanë hulumtuar të dhënat për studimin me kujdes si Drejtori e Ushqimit dhe Ilaçeve të SHBA-së (FDA).
Ai tha se donte të thoshte që autoritetet amerikane po vepronin ndryshe nga homologët e tyre britanikë, jo më mirë, por që komentet e tij nuk ishin transmetuar në mënyrë të besueshme.
“Kam besim të madh si në komunitetin shkencor ashtu edhe në rregullatorët në Britaninë e Madhe dhe kushdo që më njeh mua dhe qëndrimin tim ndaj tij, i cili ka qenë i njëjtë për dekada, e di atë”, tha Fauçi për Bi- Bi-Si.
