Drejtori i Institutit kombëtar amerikan për alergji dhe sëmundje infektuese, Entoni Fauçi sot deklaroi se presidenti i sapozgjedhor, Xho Bajden dhe nënkryetarja e sapozgjedhur, Kamala Haris duhet sa më shpejtë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje presidentit, Donald Tramp dhe nënpresidentit, Majk Pensk të vaksinohen.
Në SHBA dje ka filluar imunizimi me vaksinën e kompanive Fajzer dhe Biontek.
Numri i rasteve të vdekjes nga pasojat e Kovid-19 në SHBA i tejkaloi 300.000. Nga fillimi i epidemisë, në SHBA jetën e kanë humbur të paktën 300.267 persona, tregojnë të dhënat e universitetit Xhons Hopkins. Janë paraqitur mbi 16 milionë të infektuar, më shumë se në cilindo vend tjetër.
