Ka kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i Muzeut Arkeologjik në Shkup, por fasada e këtij objekti shihet se si është përfshirë nga myku. Pamjet vërtetojnë gjendjen e tillë të objektit, edhe pse drejtoresha e muzeut, Vesela Çestoeva mohon se ka probleme të tilla. Sipas saj muzeu është i ndërtuar në kushte normale.
“Lirshëm mund të deklaroj se muzeu posedon siguri dhe teknologji më të sofistikuar, e cila ofron një sistem sigurie, që të mund të mënyrë adekuate të ruhen këto artikuj arkeologjik, të cilët janë me rëndësi të paçmueshme për Republikën e Maqedonisë. Edhe deri më sot nuk jemi ballafaquar me ndonjë problem”, shprehet Vesela Çestoeva, drejtoresha e Muzeut Arkeologjik.
Me rastin e shënimit të një vjetorit të muzeut, qytetarët prej sot dhe gjatë tre ditëve në vijim mund ta vizitojnë këtë institucion arkeologjik. Disa prej tyre nuk e dinë se hyrja është e lirë, por disa qytetarët të anketuar thonë se nuk kanë para për të vizituar muzetë.
“Të rinjtë nuk punojnë, nuk kanë para, ne pensionistet nëse u japim ndonjë denar, edhe nëse dëshiron nuk mund te hyjë. 100 denar janë shumë pasi që nuk ka. Prej ku ti marrim, nuk ka punë. Ne pensionistët edhe atë denar që e japim duhet t’u a japim që të dalin”.
“Nuk e di. Mendoj se asnjëherë për muze nuk është shtrenjtë. Këtë në vendet e tjera rrallë mund ta shihni, pasi që kam qenë në Itali dhe Gjermani, kam kaluar shumë vende kështu nuk kam pa. Vetëm që nuk më pëlqen që është gjithçka e ngarkuar”.
“Ka shumë kohë që nuk kam hyrë në muze, nuk mundet që mos të ndjeni mirë, në vendin që jeni të lindur. Ka pak kohë që jemi kthyer me bashkëshortin nga Amerika aty çdo vikend shkonim në muze, aty e kanë edhe shprehi”.
“Nuk e di. Çdo kund ku del është shtrenjtë por për 100 denar nuk është shtrenjtë”, kështu shprehen qytetarët e Shkupit.
Nga Muzeu Arkeologjik theksojn se brenda një viti mbi 35 mijë veta kanë vizituar këtë institucion arkeologjik. Ndërsa vizitorët më të shpeshtë kanë qenë nxënësit e shkollave. Në këtë muze janë të ekspozuar 8 mijë eksponate që datojnë prej kohës parahistorike, antike dhe mesjetare.
