Fadil Bajrami riemërohet zëvendësguvernator i Bankës Popullore me propozim të guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska. Ai dje dha një deklaratë para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Banka Popullore shpreh kënaqësi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështeti me shumicë propozimin e guvernatores, Anita Angellovska-Bezhovska, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.
