“Facebook” kërkon falje pasi u bllokua për disa minuta

TË FUNDIT

Për disa minuta, rrjetet sociale më të përdorura në botën pësuan një blackout.

WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram shfaqën probleme në të gjithë botën.

Sipas përdoruesve, ka qenë e pamundur të dërgoje mesazhe në WhatsApp apo të logoheshe në Facebook apo Instagram.

WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook në pronësi të Mark Zuckerberg, ndaj dhe nuk ka munguar një ndjesë publike përmes zëdhënësit të kompanisë. 

Sot, një problem teknik bëri që përdoruesit të kenë probleme me hyrjen në disa shërbime të Facebook. Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe ju kërkojmë falje për çdo shqetësim”.

TË NGJAJSHME