F.C. Shkupi do të përballet me Lincoln Red Imps F.C. në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampioneve

TË FUNDIT

Ekipi Lincoln Red Imps F.C. nga Gjibraltari është rivali i Shkupit në xhiron e parë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Kështu vendosi shorti i sotëm në selinë e UEFA-s në Nion.

Ndeshja e parë do të luhet më 5 apo 6 korrik, ndeshja kthyese do të jetë më 12 apo 13 korrik.

Kampioni i futbollit të Maqedonisë së Veriut ndeshjen e parë do ta luaj në fushë nikoqire në Shkup.

Kampioni nga Çairi i Shkupit është favorit në ballafaqimin me Lincoln Red Imps, që ishte kundërshtari më i dëshirueshëm nga rivalët e mundshëm në grupin e tretë.