EVN Maqedoni dhuroi 200 000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të furnizimit me pajisje mjekësore dhe materialeve për nevojat e sistemit shëndetësor publik për menaxhim të KoVid-19. Përveç kësaj mbështetje financiare, EVN ka kontribuar edhe në ndërtimin e spitalit mobil në kuadër të Qendrës Klinike të Shkupit, duke donuar lidhjen e enegjisë elektrike në vlerë prej 10.000 euro.
“Në kushte të krizës shëndetësore globale, vendosëm që ta forcojmë mbështetjen tonë të rregullt me anë të donacionit shtesë për sistemin shëndetësor maqedonas. Në këta kushte të jashtëzakonshme është i nevojshëm koordinim i përbashkët me qëllim të menaxhimit sa më të lehtë të pasojave shëndetësore, por edhe ato ekonomike, të cilat po i shkakton përhapja e virusit Kovid-19. Si partner konstruktiv i shoqërisë edhe më tutje do të mundohemi që në mënyrë aktive të ndihmojmë”, theksoi kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter.
Para gjashtë muajve EVN poashtu bëri donacion pastrues të ajrit me kapacitet prej 2500 kubikë në orë për Ministrinë e Shëndetësisë, filtra hepa dhe makina respiratore për ventilim mekanik të frekuencës së lartë për foshnjet e sapolindura, me vlerë të përbashkët prej 60.000 euro.
EVN si kompani e cila kryen veprimtari publike, tashmë ka ndërmarrë një seri aktivitetesh që të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët. Të gjithë konsumatorët janë të udhëzuar që të i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e kompanisë, ndërsa aktivitetet e kompanisë zhvillohen në përputhje me të gjitha rekomandimet për distancim fizik.