“Të mos jetë si unë!”, aktorja e njohur turke në muajin e gjashtë të shtatzënisë, zbulon dëshirën e veçantë për vajzën e saj

TË FUNDIT

Aktorja e njohur turke, Alina Boz, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka ndarë disa detaje nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj, duke zbuluar edhe dëshirat që ka për vajzën që pritet të vijë në jetë.

Aktorja, e cila është e martuar me Umut Evirgen, tregoi se shtatzënia po i kalon mjaft lehtë dhe se gjatë kësaj kohe po shfrytëzon mundësinë për të shijuar aktivitete të ndryshme, si shkuarja në kinema e teatër, si dhe shikimi i dokumentarëve.

E pyetur se cilat tipare do të dëshironte që vajza e saj të trashëgonte nga babai, Alina u shpreh se do të dëshironte që ajo të kishte përkushtimin në punë dhe aftësinë për të marrë vendime të shpejta e të sakta.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, Umut Evirgen, nuk i kurseu komplimentet për aktoren. Ai u shpreh me humor se dëshiron që vajza t’i ngjajë sa më shumë nënës së saj, duke shtuar: “Le t’i ngjajë 100 për qind nënës së saj. Bukurinë ta marrë prej saj… Të mos jetë e errët si unë!”

Deklarata e tij u prit si një kompliment për Alinën, ndërsa çifti duket se po e pret me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë.