Evakuohet stacioni hekurudhor në Utreht

TË FUNDIT

Stacioni hekurudhor në qytetin holandez Utreht është evakuuar sonte për shkak të një “situate të dyshimtë në njërin prej trenave”, kumtoi policia.

Sipas portalit holandez “Telegrafi”, dëshmitarët e ngjarjes njoftojnë se janë arrestuar dy persona por se policia akoma nuk e ka konfirmuar informacionin.

Komunikacioni hekurudhor është ndërprerë tërësisht dhe i gjithë stacioni në Utreht është evakuuar.

Mediat njoftojnë se policia dhe zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë në vendin e ngjarjes ndërsa një helikopter po qarkullon nëpër qytet.

Në Utreht ndodhet stacioni më i madh hekurudhor në Holandë dhe është shumë i frekuentuar.