EUROSKEPTICIZMI E SHKATËRROI MAQEDONINË, NELLOVSKI: FJALA E ZAEVIT, BOSHE NË LETËR

TË FUNDIT

Atë që e ka thënë kryeministri i një shtetit nuk guxon të jetë fjalë boshe në letër. Kur premton apo tregon diçka një kryeministër, atëherë ajo duhet kuptuar shumë seriozisht, thotë Vlladimir Nellovski nga VMRO-DPMNE-ja, duke e komentuar deklaratën e kryeministrit – se Maqedonia e Veriut do të marrë datë në qershor. Siç thotë ai, gënjeshtrat në Maqedoni janë bërë përditshmëri dhe kërkon përgjegjësi nga Zoran Zaev.

“Tashmë është qershor, dhe pa aspak turp, nuk flas për bashkëbiseduesit e mi sonte, por për shumicën parlamentare në përgjithësi, se kanë harruar se gjatë vitit të kaluar kanë premtuar se në qershor do të marrim datë për negociatat, për të thënë sot se nuk ka datë për arsye teknike. Tani dëgjojmë se topi është te Bashkimi Evropian dhe duhet të presim prej tyre”, theksoi Vlladimir Nellkovski anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.

Por, këshilltari i kryeministrit me qëndrim se porosia e Berlinit është shumë e qartë. Datë për negociata do të ketë deri në fund të vitit.

“Mesazhi nga Berlini ishte i qartë. Ju e keni bërë punën tuaj. Sipas kalendarit të Bundestagut gjerman, ata kanë caktuar sesion për të vendosur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shtator dhe në një farë mënyre morëm garanci të forta se kjo do të realizohet”, potencoi Bojan Marçiq, Këshilltar i Kryeministrit Zoran Zaev.

Petar Bogojevski, nga grupi i reformatorëve të VMRO-DPMNE-së, thotë se në mesin e politikanëve maqedonas nuk guxon të ketë euroskepticizëm. Siç thotë ai, cilado që të jetë përbërja e Komisionit Evropian, pasi kaluan zgjedhjet, më së voni deri në dhjetor vendi do të marrë datë për hapjen e negociatave, të paktën, siç thekson, duke gjykuar sipas sinjaleve që vijnë nga Berlini.

“Duhet të kuptojmë një gjë. Euroskepticizmi e pret degën në të cilën qëndron Republika e Maqedonisë si shtet. E pret shtetësinë e Maqedonisë. Ne maqedonasit nuk kemi asgjë tjetër përveç shtetësisë maqedonase. Nëse ne, për shkak të inatit dhe antagonizmit personal, për shkak të inatit ndërpartiak ose ndërkombëtar, e ushqejmë euroskepticizmin duke e shkatërruar në mënyrë të drejtpërdrejtë shtetësinë maqedonase”, u shpreh Petar Bogojevski, reformator në VMRO-DPMNE.

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevski, e cila mori pjesë në takimin që u mbajt në Kuvend me deputetët e Bundestagut, thotë se nuk ka kushte të tjera për Maqedoninë nga ana e BE-së, sepse vendi i ka kryer të gjitha obligimet e dhëna.

“Maqedonia e plotësoi atë që pritej prej saj dhe Maqedonia duhet ta marrë atë që BE-ja ia premtoi vitin e kaluar”, tha deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska

Ndryshe, Merkeli dhe Zaevi dje u takuan në Berlin. Takimi, në të cilin Merkeli ka porositur se Maqedonia e Veriut nuk do të marrë datë as në qershor e as në korrik, zgjati rreth 40 minuta. Për këtë çështje, Bundestagu i Gjermanisë do të mblidhet pas pushimeve vjetore, që do të thotë se dritë jeshile do të ketë në shtator ose në tetor.

Përgatiti: Edin Rastoder