Europarlamenti e miratoi pozitën negociuese për “Pasaportat Covid”

TË FUNDIT

Parlamenti Evropian, institucioni bashkëvendimmarrës i BE-së, e miratoi pozitën negociuese për certifikatat e gjelbra digjitale të cilat duhet të mundësojnë udhëtimin e serishëm të papenguar në BE, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Që tani mund të fillojnë negociatat me një institucion tjetër vendimmarrës të BE-së, Këshillin.

Europarlamenti është me qëndrimin se këto certifikata të gjelbra duhet të jenë në dispozicion në mënyrë universale dhe se testimi për Kovid-19 duhet të jetë falas për njerëzit që duhet të udhëtojnë dhe vlerëson se vendet anëtare nuk duhet të vendosin karantinë për personat që posedojnë certifikatë të tillë.

Parlamenti gjithashtu vlerësoi se ky dokument duhet të quhet “BE Certifikatë për Kovid-19” në vend se certifikatë e gjelbër digjitale siç propozoi Komisioni Evropian.

Për eurodeputetët të cilët e miratuan pozitën negociuese me shumicë të madhe është e rëndësishme vendet anëtare të kenë kujdes nga mosdiskriminimi i qytetarëve me atë që do t’ju sigurojnë testim të shpejtë dhe falas për Kovid-19 atyre personave të cilët nuk janë të vaksinuar.

Negociatat me vendet anëtare duhet tani të fillojnë dhe të përfundojnë para fillimit të sezonit veror që të mos pengohet turizmi në BE.

TË NGJAJSHME