Euronews: Familjarët e dinin për poligaminë që bënte kirurgu që u arrestua në Tiranë

TË FUNDIT

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur, shkruan Euronews Albania.

Një histori e pazakontë për një mjek, i cili paraqitej si besimtar, e që bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytetin shqiptar.

Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.

Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse ishin prej kohësh për marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.

E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë dhe poligaminë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Hasi ka qenë nën hetim edhe nga SPAK, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale.

Po ashtu bëhet me dije se në janar të vitit 2019 Hasit iu vendos një sasi tritoli në automjet.

Mësohet se 16-vjeçarja ka qenë gruaja e tij e 4-t ndërsa e ka shfrytëzuar atë për prostitucion që në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe.

Pas bërjes publike të rastit, mjeku që punonte në QSUT u arrestua nga uniformat blu si dhe më pas u shkarkua nga pozicioni i punës në QSUT.