Sonte nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian Euro 2024. Maqedonia e cila gjendet në grupin C sonte përballet me Maltën. Ndërsa në kuadër të këtij grubi zhvillohet edhe takimi derbi mes dy favoritëve Itali-Angli. Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e parë kualifikuese e luan më 27 mars në tarnsfertë përballë Polonisë, ndersa Kosova përballet me Izraelin të shtunën më 25 mars.
Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonsië Enis Bardhi theksoi se ndeshja e parë kundër Maltës duhet fituar atjetër duke parë se ndeshjet e radhës do të jenë shumë më të rënda.
“Normalisht jemi krenar që jemi këtu pjesë e reprezentazionit, kemi gjatë kohë që nuk jemi bashkë, kemi ardhur me shumë energji dhe besoj që kjo lojë do të jetë vendimtare për ne sepse këto kualifikime duhet t’i nisim me tre pikë shumë të vlevshme kundër Maltës”, dekalroi Enis Bardhi – futbollist.
