Në emisionin “EU Click” që transmetohet çdo të premte me fillim prej ora 21:30 në TV21, sot mysafir do të jetë ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.
Ai do të flasë për donacionet që BE-ja do t’i japë Maqedonisë së Veriut për t’i ndihmuar në ballafaqimin e pandemisë së virusit Kovid-19.
Në “EU click” do të bisedohet edhe për saktësinë e testeve të Kovid-19 me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti dhe për funksionimin e gjyqësorit në kohë pandemie me avokatin Asmir Alispahiq.
