EU Click, dëme të mëdha nga Covid-19! Hazari: Do ta shpëtojmë sezonin turistik

TË FUNDIT

Është ende herët që të llogaritet i gjithë dëmi që është shkaktuar nga korona virusi në sektorin e turizmit dhe objektet hotelierike, sepse ky sektor ende po ballafaqohet me pandeminë, tha Hashim Hasani, pronar i një hoteli në Kodrën e Diellit. Deri më tani, sipas tij, dëmi është mjaft i madh. Hasani shpjegon se në muajin shkurt kishin hotelin e mbushur me turist dhe se si përnjëherë u dashur që t’i mbyllin për shkak të përhapjes së virusit.

“Dëmet janë të mëdha edhe pse është e vështir të llogaritet i gjithë dëmi gjatë kohës që jemi në pandemi, do të thotë dëmi vazhdon dhe nuk mund të kemi një shifër përfundimtare. Dëmi tek në është pasi na gjeti në sezon, mesin e muajit shkurt ne e kishim hotelin të mbushur dhe përnjëherë është dashur të mbyllet. Vetëm gjysmën e muajit shkurt dhe gjysmën e muajit mars në bazë të llogarive nga anulimet e rezervimeve është diku 40 mijë euro dëm për vetëm ato muaj”, tha Hashim Hasani, pronar i hotelit në Kodrën e Diellit.

Këshilltari shtetëror për turizëm, Shevkot Hazari, tha se për shkak të pandemisë përfitime nuk do të ketë por do ta shpëtojnë sezonin turistik.

“Ne do ta shpëtojmë sezonin turistik, do të thotë përfitime nuk do të ketë dhe një ndër shtyllat kryesore si në Evropë, rajon dhe më gjerë është të ruajmë vendet e punës, shpëtim të të ardhurave  dhe ndihmesë në lëminë e veprimtarisë së vogël dhe të mesme”, tha Shevkot Hazari, këshilltar shtetëror për turizëm.

Për pakon financiare për ndihmë të hoteleve për muajt prill, maj dhe qershor kanë aplikuar 256 hotele në vend, njoftoi Ljupço Janevski,  drejtor i Agjencisë për promovim të turizmit.

“Masat e para dhe thelbësore nga programi Covid 19 ishin 14.500 denarë për pagat e punëtorëve në agjencitë turistike, objekteve hotelierike dhe në transport. Përafërsisht i gjithë ky sektor është diku 39 mijë të punësuar dhe në mënyrë indirekte gjatë sezonit turistik janë diku më shumë se 50 mijë njerëz”, tha Ljupço Janevski, drejtor i Agjencisë për promovim e turizmit.

Panelistët në EU CLICK thanë se nga pandemia është goditur sektori më i ndjeshëm i çdo shteti në botë që është turizmi. Ndërsa Ljubco Janevski njoftoi se vendi ynë turistët e parë të huaj do t’i presë më 14 korrik.