Zjarr edhe te Ministria e Punëve të Brendshme në Shqipëri

TË FUNDIT

Pas djegies së Komisariatit nr.3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri.

Paraprakisht ata dogjën Komisariatin nr.3 me ç’rast kanë mbetur disa zyrtarë policorë të lënduar.

Protestuesit më pastaj u kthyen te Kryeministria.

Ata kanë nisur sërish të hedhin gurë drejt policisë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur sërish me gaz lotsjellës.

Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë.

Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë në këto momente edhe RENEA