Eskobar me porosi të qartë nga Shkupi: RMV duhet të ketë karrige në tryezën e BE-së, sa më shpejtë!

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin mbështetje për integrim sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe punojmë me partnerët tanë evropian që të sigurohem që kjo do të ndodh sa më shpejtë që mundet.

Kjo është porosia që e dërgoi zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të ShBA-ve, Grabriell Eskobar që e dërgoi nga Shkupi në paraqitjen e përbashkët para mediave me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, në aspekt kulturor, historik dhe ekonomik dhe duhet të ketë karrige në tryezën e BE-së. Në këtë pikëpamje, do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e juaja që të tregohet fleksibilitet në procesin e integrimeve evropiane si dhe të vazhdohen reformat që kjo të bëhet realitet”, tha Eskobar, transmeton TV21.

Ai shtoi se ShBA-të dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vlera të përbashkëta të cilat bazohen në strategjinë amerikanë të shpërndarjes së vlerave, duke përmendur përkushtimin e vendit në NATO.