Prokuroria Publike në Nant hapi hetim për zjarr të qëllimshëm në katedralen “Shën Pjetri dhe Pali” në Nant, i cili është shuar pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve.
Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Parisi, për hapjen e hetimit nuk u prit shumë, vetëm tri orë pasi shpërtheu. Hetimi ka të bëjë për zjarr të qëllimshëm.
“Një ekspert i zjarrfikësve me seli në Paris do të jetë në vendin e ngjarjes gjatë ditës. Për hetimin është e obliguar policia në Nant”, deklaroi prokurori i Natit, Pjer senes.
Prokurori u tha mediave franceze se do të ketë “punë të madhe për konstatimet, nga ana e policisë teknike dhe eksperte, nën kompetencën e organeve hetuese”.
