ESHS më 20 korrik do të shpallë konkurs për zgjedhje të regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për regjistrimin e ardhshëm

TË FUNDIT

Konkursi për përzgjedhjen e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, do të publikohet më 20 korrik dhe do të zgjasë deri më 5 gusht.

Enti Shtetëror i Statistikës po intensifikon përgatitjet organizative për Regjistrimin e ardhshëm 2021 i cili do të kryhet nga 5 deri më 30 shtator.

“Në mënyrë që të zgjidhen me kohë regjistruesit dhe instruktorët e nevojshëm të rajoneve dhe të lihet kohë e mjaftueshme për trajnimin e tyre, ESHS shpall konkursin që do të kërkojë 5055 regjistrues të rajoneve dhe 508 instruktorë rajonalë për 50 rajonet e regjistrimit. Kushtet janë: kandidatët të jenë qytetarë të rritur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos jenë të punësuar, të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe të kenë aftësi kompjuterike. Aplikimi do të bëhet përmes aplikacionit në internet që do të vendoset në faqen e internetit  Popis2021.stat.gov.mk, dhe dokumentet do të dorëzohen me postë në Entin shtetëror të statistikës, ose kandidatët do të jenë në gjendje t’i sjellin ato ditën e caktuar të testimit në komisionet e rajoneve të regjistrimit”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.

Nga ESHS ju bëjnë thirrje të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë në Konkurs dhe të kontribuojnë në zbatimin me sukses të këtij veprimi më të madh statistikor.