Erdogan: Turqia vazhdon të mbajë kontakte diplomatike me Rusinë dhe me Ukrainën

TË FUNDIT

Turqia vazhdon të mbajë kontakte diplomatike me Rusinë dhe Ukrainën në nivelin më të lartë. Këtë sot e deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë bisedës telefonike me kryeministrin holandez, Mark Rute.

Në bisedat ishin shqyrtuar marrëdhëniet turke-holandeze dhe çështjet rajonale, njoftoi Kabineti i liderit turk.

Presidenti Erdogan ka theksuar se i vazhdon kontaktet diplomatike me Rusinë dhe Ukrainën në nivelin më të lartë.

Në mënyrë shtesë, shefi i shtetit turk theksoi se “situata aktuale e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk i përmbush interesat e të dyja vendeve”.