Sharl Mishell dhe Ursula fon der Lajen pasdite do të mbajnë biseo-takim me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në vigjilje të samitit të BE-së i cili do të mbahet javën e ardhshme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Diplomatët në Bruksel brifojnë se tema të bisedës do të jenë marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Turqisë, më saktësisht situata në Mesdheun lindor, negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kontestit qipriot dhe çështjet rajonale, situata specifike në Libi.
Nga Këshilli i BE-së thonë se intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Turqisë “do të varet nga ajo nëse Turqia do të vendosë të punojë me BE-në, t’i zvogëlojë tensionet dhe t’i japë fund acarimit”.
“Fushat janë të njohura mirë, nga ekonomia dhe tregtia deri te kontaktet e njerëzve dhe mobiliteti si dhe bashkëpunimi në fushën e migrimit dhe përforcimit të dialogut në shumë politika sektoriale”, thonë diplomatët e BE-së në Bruksel në vigjilje të takimit.
Kryetari i Këshillit Evrpian dhe kryetarja e Komisionit Evropian në orën 13:00 pasdite do të bisedojnë me Erdoganin.
