Erdogan: Për tetë vite në Mesdhe jetën kanë humbur rreth 25.000 njerëz

TË FUNDIT

Rreth 25.000 njerëz kryesisht gra dhe fëmijë i kanë humbur jetët në Mesdhe gjatë tetë viteve të kaluara. Këtë e ka thënë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Në tetë vitet e kaluara, 25.000 njerëz më shumë prej tyre gra dhë fëmijë i kanë humbur jetët në ujërat e Mesdheut”, ka thënë ai në video fjalimin gjatë kohës së mbylljes së Festivalit ndërkombëtar për migrim, njofton Agjencia Anadollu.

Ai ka shtuar se ata njerëz janë nisur me shpresën për të ardhme më të sigurt, megjithatë pjesa më e madhe e udhëtimeve kanë përfunduar me vdekje.

“Fati i rreth 10.000 fëmijëve sirian të cilët kërkojnë azil në Evropë është i panjohur”, shtoi Erdogani.