Erdogan: Nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë

TË FUNDIT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi në Pragë se aktualisht nuk ka asgjë që ia vlen të diskutohet me Greqinë dhe akuzoi Athinën se politikën e saj e mbështet në “gënjeshtra”.

“Ata nuk janë aty ku duhet të jenë”, tha Erdogan në konferencën e mbrëmshme për shtyp.

Sipas tij, e gjithë politika e grekëve bazohet në gënjeshtra dhe sepse ata nuk janë të ndershëm.

“Ne nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë”, deklaroi Erdogan.

Ai tha gjithashtu se Athina e kuptoi mesazhin e Ankarasë kur zyrtarët turq thanë se “mund të mbërrijmë papritur një natë” – një koment që zyrtarë grekë dhe të tjerë perëndimorë e dënuan si kërcënim për vendin fqinj.