Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se islamofobia vazhdon të përhapet në Perëndim si murtaja, duke helmuar të gjitha segmentet e shoqërisë.
“Ashtu si epidemia e murtajës, islamofobia vazhdon të përhapet, veçanërisht në vendet perëndimore, duke helmuar të gjitha segmentet e shoqërisë nga njerëzit në rrugë te politikanët, punëtorët …”, tha Erdogan në Forumin e 2-të Ndërkombëtar të Medias dhe Islamofobisë, raporton Anadolu Agency.
Ai vuri në dukje se atmosfera e urrejtjes e propaganduar nga mediat e papërgjegjshme gjithashtu ndikon negativisht tek muslimanët, si dhe tek miliona njerëz me gjuhë, fe, prejardhje dhe kultura të ndryshme.
