Era Koxha nga Dibra fitoi medalje të artë në Kampionin ballkanik të karatesë në Kroaci

TË FUNDIT

16 vjeçarja Era Koxha, nga klubi i karatesë “Uraniku” nga Dibra, fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 59 kilogramë për juniorë, në Kampionatin ballkanik të karatesë për kadetë, juniorë dhe U-21 në Rjekë të Kroacisë.

“Jam shumë e lumtur. Nuk ka fund gëzimi im. Ja medalja e artë po shkëlqen në gjoksin tim”, tha shkurt Era Koxha për MIA.

Për suksesin e saj të madh krenar është edhe trajneri Durim Paçuku, i cili në këtë kampionat si pjesë e përfaqësuese së Maqedonisë së Veriut në karate janë edhe tre karateistë të tjerë nga Dibra.

“Era në luftimin përfundimtar festoi kundër karateistes serbe Aleksandra Milutinoviq 4-4, me pikën e parë të fituar. Paraprakisht i ka mundur Dora Zugçin nga Kroacia me 3-1, Kasiani Frimaki nga Greqia me 6-2, Kristina Gjorgjeviq nga Serbia me 6-0 dhe Zoja Avzner nga Sllovenia me 2-3. Ndjenjën e krenarisë nuk mund ta shpreh”, ka thënë trajneri Durim Paçuku.

MARKETING I PAGUAR POLITIK