“Histori” mban titullin kënga më e re e Enis Bytyqit, të cilës këngëtari i ka realizuar edhe videoklip.
Tekstin dhe vijën melodike e ka punuar vetë Enisi, për producimin është përkujdesur Rzon, ndërsa videoklipi është realizuar nga XL Films. Që nga publikimi, rreth 15 orë më parë, videoklipi i “Histori” është klikuar mbi 33 mijë herë në YouTube./21Media
