Energjia elektrike shtrenjtohet për 7,4 për qind

TË FUNDIT

Çmimi i energjisë elektrike që e paguajnë amvisëritë në tregun rregullator rritet për 7,4 për qind, ndërsa qytetarët edhe më tej do të mund ta përdorin tarifën e lirë në periudhën e njëjtë sikurse deri më tani, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski.

Shtrenjtim të rrymës, siç tha, kanë kërkuar të gjitha kompanitë elektro-energjetike për shkak të problemeve që i ka shkaktuar kriza me koronavirusin Kovid-19. EEM, shtoi, ka ulje të të ardhurave nga shitja e tepricave të energjisë elektrike prej 17 milionë euro, ndërsa MEPSO ulje të të ardhurave prej 11 milionë euro.