Ëndrra EURO2020 për Maqedoninë, drejt fundit!

TË FUNDIT

Përfundoi ndeshja Ukrainë – Maqedoni me rezultat 2 me 0.

Yarmelenko shënoi në minutën e 29, ndërsa 5 minuta më vonë shënoi Yarmechuk duke thelluar rezultatin në 2 me 0 për Ukrainën. Pjesa e parë përfundoi me triumfin e ukrainasve.

12 minuta nga fillimi i pjesës së dytë për Maqedoninë e Veriut nga penaltia shënoi Ezgjan Alioski duke minimizuar rezultatin në 2 me 1.

Sulme e kundër sulme gjatë minutave në vazhdim, por sërish ndeshja përfundoi në favorin e ukrainasve.

Kujtojmë që me këtë humbje Maqedonia e Veriut nuk ka shpresa për të kaluar grupin në Kampionatin Evropian.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e fundit do ta luajë me Holandën, por atje do të udhëtojnë vetëm futbollistët për shkak të vendosjes së masave anti-Covid nga Holanda./TV21