Ende nuk i kanë marrë pagat e gushtit! Punëtorët e “Florakom” dhe “Luna” protestojnë para Qytetit të Shkupit

TË FUNDIT

Ende nuk e kanë marrë pagën e gushtit, ndërsa druajnë se së shpejti do të humbasin edhe sigurimin shëndetësor.

Për këtë arsye protestuan para Qytetit të Shkupit punonjësit e kompanive “Florakom” dhe “Luna”, kompani të themeluara nga NP “Parqet dhe Gjelbërimet”.

Nga komunikimi i vazhdueshëm me drejtuesit e tanishëm të “Parqe dhe Gjelbërime”, arritëm t’i përafrojmë dallimet për rrogat, por ja tani pagën e gushtit nuk e kanë marrë. Ndërsa sot është data 25. Së shpejti nuk do të kenë edhe sigurim shëndetësor. Ne kërkojmë që Qyteti i Shkupit të sigurojë mjete financiare për shërbimet e “Florakom”, “Luna” dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”. Mjete financiare për pagë dhe shtesa të tjera të pagave, regres, shpërblimet e rregullta dhe shtesat vjetore për periudhën e kaluar”, theksoi Goran Ristevski, kryetar i Sindikatës së Qytetit – Sindikata e Pavarur e Administratës.

Kërkojnë atë i u takon me ligj dhe thonë se nuk duan justifikime, sepse me to nuk mund ta kalojnë muajin, apo të paguajnë faturat.

Nuk na interesojnë arsyetimet, na interesojnë mjetet financiare që na takojnë. Arsyetimet nuk na i paguajnë faturat. Prandaj jemi bledhur, që deri në datë 15 të kemi pagë, si çdo firmë, dhe shtesat që na takojnë”, pohoi Atanas Gjorgjievski, kryetar i organizatës sindikale – Sindikata e pavarur “Parqe dhe Gjelbërime.

Nëse nuk përmbushen kërkesat që u takojnë me ligj, sindikalistët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta dhe nuk i përjashtojnë as masat më radikale.

Të pyetur rreth kësaj çështjeje, nga Qyteti i Shkupit thanë se kompetencat për këtë i ka ndërmarrja Parqet dhe Gjelbërimet dhe se vendimet i marrin anëtarët e Bordit Drejtues dhe Bordit Mbikëqyrës të ndërmarrjes, të cilët zgjidhen nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, andaj vetëm prej andej mund të përgjigjen për pagat e papaguara.