Ende nuk dihet si do të mbahen provimet! Maturantët e viteve të kaluara do të mund të bëjnë maturën shtetërore

Must Read

Ohri i stërmbushur me turistë! Mund të jetë një vatër e re e koronavirusit

https://youtu.be/4fXK1Ea2SX0 Pa zhurmë e pa trafik, Shkupin e lam në orë policore...

Tetova në karantinë me 12 raste të reja! Bujqit punojnë në ara por s’dinë a mund t’i shesin produktet

https://youtu.be/aTDMQbY_a8U Në qytetin e Tetovës deri më tani ka 12 raste të...

180 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19! Filipçe: Vala e të infektuarve do të qëndrojë shumë shkurt

https://youtu.be/08d-Th_C48s 180 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve...
- Advertisement -

Edhe pse studentët kërkojnë që provimet e sesionit të qershorit të realizohen me pjesëmarrje fizike, fjalën e fundit do ta thotë Komisioni për Sëmundje Infektive. Ndërsa për momentin ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se akoma mbetet në fuqi dekreti për zbatimin e arsimit të lartë përmes mjeteve të komunikimit elektronik.

“Edhe nëse vendosim që të kemi ndryshim në dekretin me fuqi ligjore në këtë aspekt, që provimet të mbahen fizikisht e njëjta do të mbahet dhe do të organizohet pas miratimit të një protokolli nga Qeveria ndërsa propozuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Të gjitha rekomandimet për ruajtjen e shëndetit publik edhe në rrethana të tilla do të duhet të plotësohen”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se më datë 30 qershor, 1,2 dhe 3 korrik maturantët e gjeneratës 2018-19 dhe viteve paraprake do të mund t’i realizojnë provimet e maturës shtetërore.

“Vetëm për ata nxënës të cilët kanë kryer arsimin e mesëm në vitet paraprake shkollore dhe të cilët për një arsye ose tjetër nuk kanë arritur me sukses të kalojnë maturën shtetërore ndërsa me kohë janë paraqitur dhe kanë paraqitur nevojën për tju nënshtruar të njëjtës, që do të thotë deri në dhjetor ata janë paraqitur që t’i nënshtrohen maturës shtetërore”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkohë gjithashtu nxënësit në klasë të parë do të mund të regjistrohen në muajin qershor sipas udhëzimeve që do të rekomandohen nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Konkursi për regjistrim në shkollë të mesme do të zhvillohet në afatin e paraparë, më 16 dhe 17 qershor. Ademi gjithashtu njoftoi se 100 mijë të rinj do të përfshihen në masat për ndihmë ekonomike ndërsa ky investim do të përfshijë 12 milion euro investim tek të rinjtë. Nxënësve dhe studentëve që në familjet e tyre kanë të hyra të ulëta do tu ndahen nga 6 mijë denarë. Kartela nga 3 mijë denarë studentëve për blerjen e produkteve vendore dhe nga 30 mijë denarë për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, për bashkëfinancimin e trajnimeve dhe kurseve për IT dhe shkathtësi digjitale.

- Advertisement -

Latest News

Tetova në karantinë me 12 raste të reja! Bujqit punojnë në ara por s’dinë a mund t’i shesin produktet

https://youtu.be/aTDMQbY_a8U Në qytetin e Tetovës deri më tani ka 12 raste të reja me Covid 19 nga...

180 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19! Filipçe: Vala e të infektuarve do të qëndrojë shumë shkurt

https://youtu.be/08d-Th_C48s 180 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend. 3...

Hoti ia tregon prioritetet e Qeverisë ambasadorit amerikan

Kryeministri Avdullah Hoti priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

BDI kërkon Kryeministër shqiptar! Zaev: Nëse ky është kusht, BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme

https://youtu.be/Q6Cd0f9ILvc Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e partisë ka përcaktuar synimin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -